Administratori juaj nuk e mundëson JavaScript, i cili është i domosdoshëm për funksionimin adekuat të faqes elektronike.

Kurset sandarde, prezantimet…

COBISS Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online

Aplikimi dhe anulimi

Kurset mbahen në Bibliotekën e Universitetit të Mjekësisë, Rruga e ”Dibrës” Nr. 371, AL1005 - Tiranë. Numri i pjesëmarrësve në një kurs të caktuar është i kufizuar në 14 (çdo pjesëmarrës ka kompjuterin e vet personal). Kurset, që zgjasin vetëm një ditë fillojnë në ora 9.00 dhe përfundojnë në ora 16.30, ndërsa në kurset që zgjasin disa ditë, dita e parë fillon në ora 9.00 dhe përfundon në ora 16.30, ndërsa ditët e tjera nga ora 8.00 deri 15.30.

Respektohen vetëm ato aplikime dhe anulime, të cilat bëhen të paktën 7 ditë para fillimit të kursit. Më së voni 5 ditë para fillimit të kursit do të njoftoheni, nëse aplikimet janë pranuar apo jo. Nëse për shkak të numrit të vogël të aplikimeve (më pak se 8 pjesmarrës) kursi anulohet, kandidatët do njoftohen përmes postës elektronike, dhe aplikimin duhet ta përsërisni për datat e tjera. Nëse kursi do të mbahet, në portalin Kualifikimi do të publikohen slajdet.

Pas përfundimit të kursit, në regjistrin qendror të përdoruesve, kandidatëve u ndahen autorizimet përkatëse për punë në sistemin COBISS. Kur autorizimet janë ndarë në dosjet personale të kursantëve, fillimin e punës ua aprovon personi përgjegjës i bibliotekës së veçantë.

Për ndarjen e autorizimeve për aplikacionet lokale COBISS3 bibliotekës së veçantë, mjafton që kursin ta përfundoj një punonjës i asaj biblioteke. Me përfundimin e kursit ai bëhet përgjegjës për aplikacionin e caktuar lokal, ndërsa biblioteka, përkatësisht personi përgjegjës në bibliotekë, merr të drejtën dhe përgjegjësinë për ndarjen e autorizimeve për punonjësit e tjerë. Fillimisht ai duhet të kujdeset për kualifikimin dhe aftësimin e brendshëm përkatës. Nëse punonjësi, e ka kryer kursin dhe është përgjegjës për aplikacionin e caktuar lokal, e braktis punën në bibliotekë, biblioteka duhet të njoftoj IZUM-in për emrin e personit të ri, i cili do të jetë përgjegjës për aplikacionet lokale.

Informacionet më të hollësishme për orarin, kohëzgjatjen, programet, literaturën, njohuritë e duhura paraprake për pjesmarrje në kurse, lektorët dhe shënimet, mund t'i gjeni te kurset e veçanta. Në shumicën e rasteve për ndjekjen e kurseve duhet të plotësohen disa parakushte dhe këto informacione i gjeni te kushtet dhe shënimet në kurset e veçanta. Ndjekja e kurseve të veçanta është e kushtëzuar me ndjekjen e kurseve të tjera sipas renditjes. Lista e kurseve gjendet në Shtojcën A.

Programi i trajnimeve është i disponueshme në: (http://kualifikimi.al.cobiss.net/). Për informacione shtesë thirrni në nr. e telefonit +355 (0) 68 200 15 49 ose na shkruani në adresën elektronike sherbimi@al.cobiss.net.

Data e ndryshimeve të fundit të përmbajtjes së faqes: 17. 9. 2015


EVIDENCA ONLINE

Përdoruesit e regjistruar
HYRJA NË PORTAL

Adresa elektronike:

Fjalëkalimi:

Përdoruesit e paregjistruar
Keni nevojë për ndihmë?

Tel.: +355 (0) 68 200 15 49

E-mail: sherbimi@al.cobiss.net

© 1997-2017 IZUM