Administratori juaj nuk e mundëson JavaScript, i cili është i domosdoshëm për funksionimin adekuat të faqes elektronike.

Kualifikimi

COBISS Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online

Përse duhet të regjistroheni?

Për pjesmarrje në procesin e kualifikimit të përdoruesve të sistemit COBISS është i nevojshëm regjistrimi në evidencën online të trajnimeve. Të dhënat për regjistrimin duhet të shënohen në formularin online (e-formulari). Krahas të dhënave personale duhet të shënoni edhe adresën e postës elektronike (që do të përfaqësoj emrin tuaj të përdoruesit në procedurën e autorizimit) dhe fjalëkalimin, të cilin dëshironi ta përdorni për të hyrë në portal. Kur të bëni konfirmimin e të dhënave, ju do të pranoni njoftimin elektronik, i cili përmban linkun për aktivizimin e parë të emrit të përdoruesit. Vetëm pas aktivizimit të emrit të përdoruesit do të përfundoni procedurën e regjistrimit dhe do të bëheni përdorues i regjistruar i portalit.

Portali u ofron përdoruesve të regjistruar këto mundësi:

  1. përditësimin e të dhënave personale
  2. aplikimin online në kurset standarde apo ato online
  3. shikimin e të gjitha aplikimeve të vjetra dhe atyre aktuale
  4. anulimin online të pjesëmarrjes në kurset klasike apo në ato online
  5. printimin e formularëve të plotësuar, të cilët janë të nevojshëm për procedurën e marrjes së lejes për katalogimin e përbashkët
  6. kontrollimin e aktiviteteve për marrjen e lejes për katalogimin e përbashkët
  7. qasjen në përmbajtjen e e-manualëve të sistemit COBISS.AL

Përdoruesit e regjistruar duhet të autorizohen për përdorimin e mundësive shtesë - duhet të shënojnë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Pastaj të dhënat, që janë shënuar gjatë procesit të regjistrimit (ose më vonë – në procesin e përditësimit të të dhënave), transferohen automatikisht te të gjitha aplikimet dhe anulimet e tjera online nga kurset ose te procesi i marrjes së licensës për katalogimin e përbashkët.

Nëse fjalëkalimin e keni harruar, ose në evidencën e përdoruesve të regjistruar jeni shënuar në mënyrën automatike dhe fjalëkalimin nuk e dini, përdorni linkun Fjalëkalimi i harruar. Fjalëkalimin do t'ua dërgojmë përmes postës elektronike sapo të marrim njoftimin tuaj.

Nëse për një arsye të caktuar nuk mund të përdorni regjistrimin online dhe keni nevojë për ndihmë, ju lutemi, të na telefononi ose të na shkruani përmes postës elektronike.

Data e ndryshimeve të fundit të përmbajtjes së faqes: 31. 8. 2015


EVIDENCA ONLINE

Hyrja në formularin për regjistrim

Përdoruesit e regjistruar
HYRJA NË PORTAL

Adresa elektronike:

Fjalëkalimi:

Përdoruesit e paregjistruar
Keni nevojë për ndihmë?

Tel.: +355 (0) 68 200 15 49

E-mail: sherbimi@al.cobiss.net

© 1997-2021 IZUM | V 3.20 |